Verstappen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin

May 22, 2022
1 minut lexim

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, duke triumfuar në pistën e Montmelo (Barcelonë). Ky është suksesi i katërt sezonal për kampionin e botës në Formula 1, që merr edhe kryesimin e renditjes botërore (110 pikë ndaj 104 të Leclerc). Ai ka përfituar nga një problem në makinë që pati Ferrari i Charles Leclerc, që e mbylli garën me 0 pikë.

Në vendin e dytë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e meksikanit Sergio Perez. Ndërsa në vendin e tretë u rendit britaniku i Mercedes, George Russell. Kjo garë solli një rikthim si protagonist të makinës gjermane, që u rendit në vendin e pestë me Lewis Hamilton. Kjo konfirmohet nga parakalimit të përkohshëm që ai i bëri spanjollit Carlos Sainz me Ferrari pak xhiro nga fundi.

Hamilton e pa veten në vendin e fundit pas xhiros së parë, por arriti të rikuperojë dhe ta mbyllë atë në vendin e pestë, ndërsa në vendin e katërt u klasifikua Carlos Sainz me Ferrari. “Kokëkuqja” e hodhi vetë fitoren e kësaj gare, teksa në xhiron e 27-të Charles Leclerc pati probleme me makinën e tij teksa kryesonte. Ai u detyrua të hapë krahun dhe të dorëzojë kreun e renditjes.

Dalja e Leclerc bëri që gara të rihapej dhe nga ky moment në pistë dominoi makina Red Bull, që arriti t’i dërgojë të dy pilotët e saj në podium, në dy vendet e para. Edhe Mercedes u paraqit mirë, duke qenë protagonist me të dy pilotët e saj. Ndërsa Ferrari po kalon momente të vështira, duke dorëzuar edhe kreun e renditjes për konstruktorë, ku në krye të saj ngjitet makina Red Bull.

Kështu, gara e gjashtë sezonale e botërorit të Formula 1 solli një përmbysje të saj, me Ferrarin që tashmë i duhet të punojë shumë edhe në aspektin e besueshmërisë. Në “top-10” u renditën edhe Bottas, Ocon, Norris, Alonso e Tsunoda. Nuk arrin të grumbullojë pikët e tij të para në karrierë Mick Schumacher, i 14-ti edhe pse shpresonte shumë ta bënte këtë gjë në këtë garë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ukraina: Blerja e gazit rus financon vrasjet e fëmijëve ukrainas

Story i radhës

Nuk ka surpriza, Sali Berisha pritet të rimarrë drejtimin e PD, procesi i numërimit drejt fundit

Të fundit nga

Pensionistëve po u kthehet dinjiteti!

3 Shkup, 8 janar – Me sa ngjanë po bëjnë punë të duhur, pasi në veprimet e para të menjëhershme të qeverisë aktuale ishte trajtimi i duhur dhe adekuat i kategorisë më

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne!

Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Angli pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë. Payne ishte duke qëndruar
ShkoLartë