​Vërshimet në Istog, dëmet materiale konsiderohen të jenë të mëdha

November 21, 2022
min lexim

Përkundër që sot në Istog është më qetë dhe nuk ka vërshime të tjera, zjarrfikësit ende po ndihmojnë qytetarët për largimin e ujit nga bodrumet e tyre, e dëmet materiale kryesisht bujqësore po vlerësohen të jenë të mëdha.

Skender Hasangjekaj, udhëheqës i sektorit për mbrojtje dhe shpëtim në Istog, tha për KosovaPress, se sot është situata më e qetë krahasuar me dje. Ai tha se 16 fshatra të kësaj komune, përfshirë edhe qendrën e Istogut, janë përfshirë nga vërshimet e djeshme si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Hasangjekaj: Sot e kemi situatën më të qetë realisht

“Sot e kemi situatën më të qetë realisht. Ditë e vështirë ka qenë ajo e djeshmja ku nga orët e hershme të mëngjesit janë vërejtur vërshimet fillimisht në qendër të Istogut nga Lugu i Bollovanit… Kemi angazhuar gjithsej 7 kompani private dhe publike me automjete të rënda si bager e kamionë për pastrimin e objekteve. E kemi ndarë gjithë territorin e Istogut në 7 regjione sipas rreziqeve dhe i kemi ndarë kompanitë, në mënyrë që të ketë lëvizshmëri për të mbuluar gjithë territorin e Komunës.

Më së vështiri ka qenë nga Bollovani, qendra e Istogut, te Sheshi i Gjakut, ku kemi pasur prurje të gurëve dhe zallit me shumicë. Fshati Llugat e Sarandranit dhe fshati Zabllac kanë qenë si fshatra më të rrezikuara dhe një pjesë e Kaliqanit këto kanë qenë tri fshatrat më të rrezikuara dhe ku është parë theksi më i veçantë… Përgjithësisht, i kemi diku 16 fshatra që janë përfshirë më shumë. Këto tri fshatra kanë rrezikshmëri më të madhe në objekte të banimit, ndërsa në fshatrat tjera janë në rrugë, infrastrukturë dhe bujqësi”, tha ai.

Derisa ka shtuar se momentalisht situatën e kanë nën kontroll, Hasangjekaj tha se për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara tashmë janë krijuar komisionet përkatëse.

Hasangjekaj: Dëmet janë të mëdha

“Dëmet janë relativisht të mëdha. Kryetari ka formuar tri komisione të ndara nga shërbime publike për infrastrukturë dhe objekte të banimit dhe bujqësi”, tha ai.

Hasangjekaj theksoi se në 20 vjetët e fundit nuk ka pasur vërshime më të mëdha se këto të këtyre ditëve.

Lidhur me mbarëvajtjen e mësimit në tri shkollat që sot për shkak të gjendjes së krijuar nuk kanë mbajtur mësim, ai tha se nga nesër do të vazhdojë mësimi normalisht.

Hasangjekaj: Besoj se do të fillojë mësimi në tri shkolla

“Për ditën e sotme është vlerësuar se tri nga shkollat për ditën e sotme kanë qenë gjimnazi, shkolla ‘Bajram Curri’ dhe shkolla e Rakoshit nuk kanë mbajtur mësim… Besojmë që për momentin siç është situata gjatë ditës së sotme, do të vijojë mësimi edhe në këto shkolla”, theksoi Hasangjekaj.

Kreshnik Fejza, banor, po vlerëson se nga vërshimet e djeshme ka pësuar dëme rreth 12 mijë euro. Ai thotë se përveç ndihmës nga zjarrfikësit që po largojnë ujin nga bodrumi i shtëpisë se tij, nga komuna nuk është bërë ende asnjë inspektim.

Fejza: Dëmet janë goxha të mëdha

“Dëmet janë goxha të mëdha, sepse këtu e kemi bodrumin, kemi pajisjet për ngrohje qendrore, peletin dhe mjete të tjera… Vetëm zjarrfikësit (kanë qenë), sepse komuna nuk ka qenë ende asnjë inspektim asgjë nuk është bërë… Diku 10-12 mijë euro (dëmet)”, tha ai.

KosovaPress gjatë ditës se sotme ka vizituar edhe komunën e Gjakovës dhe Pejës për të parë situatën. Nga zyrtarë të këtyre komunave u tha se situata tani është me stabile. Ndërsa, komuna e Vushtrrisë sot ka shpallë gjendje emergjente për shkak të situatës me vërshime

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LG prezanton monitorin e parë 1440p 240Hz OLED

Story i radhës

Anglia e deklason Iranin

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë