“Vepruan si një bandë me tri koka”, Demalia: Dosjet e Sigurimit të Shtetit po hapen për të mbuluar krimin 30 vjeçar

min lexim

Analisti i njohur Ilir Demalia e ka cilësuar si qesharak, por edhe tragjik faktin që politika dhe shoqëria shqiptare merret me dekomunistizimin dhe pastrimin e politikës nga dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe shërbëtorëve të regjimit në kulture, art, letërsi dhe atë që quhet botë akademike e pushtetit. Demalia shprehet se të emëruar të “pluralizmit” nxjerrë nga gjakrat e menopauzave komuniste të 1990, morën fuqinë dhe shkatërruan pronat publike private.

Më tej ai shton se po këto persona shkatërruan pasuritë kombëtare dhe private duke pasuruar veten dhe familjet e tyre në pasuri. Sipas tij ata u bënë pengesë për ngritjen e institucioneve demokratike dhe të pavarura. “Me rrotacion pushteti ata vepruan si një bandë me dy koka me një zemër dhe më vonë me tre koka (PS-PD-LSI) dhe me disa toça te vegjël si PR-PSD-PDNU e mjaft toça te tjerë. Sot jemi në këtë pikë ku po diskutojmë dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe dekomunistizimin.  Kam frikë se nuk është ky qëllimi në vetvete, por mbulimi i krimit të këtij 30 vjeçari në ekonomi, pronave, korrupsionit dhe lidhjeve kriminale të politikës me krimin”, shkruan Demaliaj në Facebook.

Analisti është i mendimit se dekomunistizmi dhe hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit duhet  të ishte ezauruar 5-10 vitet e para.

“Ata që i shërbyen komunizmit, anëtarë partie, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit morën në dorë demokracinë dhe ishin në kontroll politik dhe shtetëror nuk mund ta bënin këtë.  Këta ishin  thjesht të emëruar. Prandaj kemi këtë gjendje me të kaluarën komuniste. Ne nuk e kemi ballafaquar të shkuarën tonë për ta ndëshkuar. E kemi përdorur si manipulim në demokraci me po të njëjtit njerëz, frymë. A ka ndonjë dallim mes partive politike të majta e të djathta? JO. Edhe siç flasin, formën, përmbajtjen e kanë tipike komuniste”, përfundon Demalia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe sot mot jostabil

Story i radhës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot shpallë gjendje të krizës energjetike

Të fundit nga