Në SHBA gjendem për më se 30 vite. Është jomodeste por, më duhet të shpalosi se, që nga fillimi i viteve të ‘90-ta, jam shoqëruar dhe shoqërohem me anëtar të Kongresit dhe Senator nga shteti ku qëndroj. Madje, kohë pas kohe, përmes rrjetit elektronik, komunikoj edhe me DASH-in dhe Shtëpinë e Bardhë. Ndaj, nuk jam totalisht jashtë rrjedhave politike të SHBA-ve.
Por, kur i përcjelli ndodhitë në Kosovë – komunikimin në mes subjekteve politike por, edhe individëve, në mjetet e informimit, në veçanti në rrjetin TV, më del vetja qejfit. Secili pretendon se ai dhe, vetëm ai, është më i mençur se çdokush tjetër. Më shumë koncentrohen në qortimin e njëri tjetrit se sa në esencën e problematikes me Serbin gjenocidale!!!
Shkurtazi
Pas shpalljes së pavarësisë, shteti i Kosovës, nuk arriti, apo më mirë me thënë, nuk u përpoq, në mënyrë të mjaftuar profesionalo-politike, për shtrirjen faktike të sovranitetit në Veri;
Kosova, as sot e kësaj dite, nuk ia parashtroi Serbisë, ndonjë kërkesë, për kompensimin e dëmeve të luftës, kërkesë, së paku në aspektin juridiko-civil. Në histori, nuk ka ndodhë që, dialogu të iniciohet me kërkesën e shtetit agresor;
Një artikull, në 5 vitet e fundit, e kam distribuuar, përmes rrjetit elektronik – SHBA-ve, OKB, UE dhe disa individëve. Por, veprimi individual, si që thotë fjala e moçme, nuk çon në kanar. Kosova, është deshtë dhe duhet me e njoftuar boten se, në agjendën historike të Serbisë ka qenë zhdukja e shqiptarëve – duke filluar në shekullin e XI, e okupoi pjesën më të madhe të Dardanisë, pas riokupimit të Kosovës, në v. 1912 dhe në vazhdimësi, bëri krime gjenocidale ndaj shqiptarëve, me planin e Çubrilloviëit, veprimet e Rankoviçit, gjer në v. 1967, dhe fundja të Millosheviçit, bashkëpunëtor të ngushtë te të cilit ishin mu Kryetari dhe Ministri i Jashtëm aktual të Serbisë…
Pak ditë, para dorëheqjeve të serbëve, nga institucionet shtetërore, po ata, ishin në takim ke Presidenti serb Vuçiq. Ndaj, vendim I kujt ishin dorëheqjet. Me siguri, tani, Vuçiqi edhe do I dekoroi ata.
Në nenet 121 – 125, të Kodit penal të Kosovës, përveç tjerash, sanksionohet sulmi kundër rendit kushtetues të RK – sanksionohen dhuna ose kanosja e kushtetutshmërisë, rrezikimi i tërësisë territoriale të RK… Në veprimet e iniciatorëve apo organizatorëve të bojkotimit të Kushtetutës apo tërësisë së RK, ekzistojnë elementet e krimeve.
Duhet t’iu shtrohet pyetja konkrete – UE, dhe faktorëve tjerë ndërkombëtar se, a EGZISTON DONJI ASSOCIACION çfarë kërkojn serbët, qoftë edhe në donji shtet, të pyeten Borell dhe Lajçak se a ekziston Asociacione të tilla në Spanjë apo Sllovaki…?
Kosova betohet në Amerikë. Është tejet e kuptueshme. Por, më duhet ti sugjeroj çdo kujt, çdo subjekti apo individi se, me nji apo dy lëvizje, pozitivë apo negative, as nuk forcohen dhe as nuk prishen apo dobësohen, marrëdhëniet me SHBA. Jo, jo, asnjë shtet në botë, nuk e kupton procesin dhe veprimin politikë të shtetit tjetër, dhe, marrëdhëniet as nuk forcohen dhe as nuk dobësohen me nji apo dy veprime politike. Ajo që Amerika, pa masë e urren dhe gjykon është krimi. Përmes shërbimeve të Byrosë federale hetimore (FBI) Amerika, e përcjellë krimin në çdo shtet. Ky shërbim, sa I përket Kosovës, vepron nga Ambasada amerikane në Sarajevë.
Serbia, nuk e heq mendjen nga Kosova dhe jo vetëm. Shiqone Serbin në konstelacion me Republika sërpsken madje, edhe me Malin e Zi. Me fjalë tjera, vazhdimisht pretendon me I vu te gjith serbët nen nji ambrellë ose, edhe aty ku gjendet një serb, duhet të quhet Serbi.
Po neve shqiptarët, ku gjindemi?!!! Nëna Shqipëri, thua se nuk ka fëmijë, Kosova shtet, plot Maqedonija shqiptar, në Luginë thua se nuk ekzistojnë, në Mal të Zi, ndërsa, mos të flasim për Qamri. A I bie fare, në mend, Kryeministrit të Shqipërisë për shqiptarët jashtë Shqipërisë?!!!
Bashkimi kombëtar, ndonëse është proces që vështir realizohet por, në se nuk pretendohet, kurrsesi nuk realizohet. Serbia e pretendon Asociacionin në Kosovë dhe, qëllimi kryesor qëndron në faktin që Asociacioni eventual, të ndahet nga Kosova dhe ti bashkohet Serbisë.
Shqipëria dhe Kosova, ndonëse, dy shtete, nëse formalisht nuk mund të bashkohen, pse faktikisht nuk afrohen. Edhe shtetet mund të bëjnë lidhje apo asociacione. Dhe fundja
Edhe me veprime, edhe me komunikime në këmbim të mendimeve, e bastarduam kulturën dhe traditën kombëtare. A ka gjasa të vijmë në vete? A ekzistojnë akademik apo Akademi, te cilat sadopak të përpiqen me i kontribuar kombit….?
11/10/2022