Veprimet e serbëve në veri janë fillimi i përpjekjeve për ndarje nga Kosova të inicuara dhe mbështetura nga Serbia

April 27, 2022
min lexim

Insistimi i Serbisë, vite me radhë, për themelimin e njifar Associacioni të komunitetit serb, të vetmin qellim e ka patur, apo e ka që, me Associacion, përveq tjerash, të definohet edhe teritori, të cilin, në Veri serbët e konsiderojn tokë serbe, pjesë të botes serbe, dhe, me donji referendum, nji ditë të kërkoin ndarjen nga Kosova.

Izolimi i Veriut, është pasojë e dobësive të shtresave politike, qe nga dita e parë e shpalljes së pavarsisë. Vërtetë ndodhi që, me shpalljen e pavarsisë, u muar vendimi se procesi ka përfunduar, në vend që të kuptohet se, me shpalljen e pavarsisë, procesi i formimit të shtetit, tek sa ka filluar.

Përveç dobësive tjera, duhet pranuar faktin se, izolimi I Veriut, në fakt, nënkupton mosështrirjen e sovranitetit të shtetit në mbarë teritorin.

Dialogu me Serbinë, u zhvillua vite me radhë, dhe e pata quajt edhe më parë, si dialog i cili ka filluar nga bishti. Në ndërkohë, Kosova e ndryshoi qendrimin në procesin e dialogut. Më bjen terr syve, kur lexoi insistimin e I. Mustasfes, madje edhe të tjerve, përkitazi me Associacionin.

Duhet me qenë naiv, ose I marrë, çdo ai I cili nuk e njef Serbin, nuk e kupton agjenden e saj. Jo që nuk e pranon shtetin e Kosoves por, me ëndrrat e saj, nuk heq dorë nga toka e Kosoves, te cilen, edhe me Kushtetutë e konsideron pjesë te Serbisë.

Se Serbia qendron prapa ngjarjeve që po ndodhin në Veri, nuk është dhe nuk duhet me qenë kontestuese.

Si shum të tjerë, situaten në Kosovë e përcjelli nga distanca. Po e them haptazi se, përveq mjeteve informative shqipëtare, ua lëshoi syrin edhe mjeteve informative joshqiptare madje, edhe atyre serbe. Përveq tjerash do i veçoi dy momente:

Në se ndodh, qoftë edhe donji konflikt I vogël, në të cilin është i involvuar një serb, mjetet informative serbe, në vazhdimsi, e shpallin në faqe të parë. Rasti më I ri ishte rreth nji të riut apo fëmije serb, para nji a dy ditëve, rrjeti informativ serb e qoi në qiell, thua se u bë nami.

Sulmet e serbëve kundër forcave policore të Kosovës, tani u bën te njipasnjishme. U përpoqa të shiqoi mjetet informative serbe por, besoni, askun nuk vrejta qoftë edhe nji informacion për ngjarjet në Veri.

Për momentin, zhvillohet, mjerisht, edhe lufta Rusi-Ukrainë. Serbia është aleati më i afërm i Rusisë, madje tërë vemendjen e ka të koncentruar në Rusi dhe, shiqon për mundësin që edhe Serbia t’a bëi në Ballkan të njejten gjë.

Apeloi që Kosova, të tregon kujdes dhe gadishmeri, në qdo levizje të serbëve. Apeloi që, subjektet politike të Kosoves, në Parlament dhe gjetiu, të vijnë në vedi, ti harrojnë hesapet eventuale të paqëruara, në veqanti kur është në pyetje interesi i shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbi 1 milion qytetarë dolën gjatë 3 muajve të parë të këtij viti nga Shqipëria

Story i radhës

Topmodelja tregon sekretet e bukurisë dhe pse në moshën 78-vjeçare: Kur shkoj për të bërë dashuri…

Të fundit nga

ShkoLartë