Venera Kadriu besnike e Dritës

August 18, 2023
min lexim

Volejbollistja e spikatur, Venera Kadriu, mbetet pjesë e skuadrës kampione Dritës së Gjilanit.

Kryetrajneri Lorik Ilazi i ka synimet e qarta, që të mbrojë titullin në edicionin e ri.

“KV Drita vazhdon të kompletoje ekipin për stinorin e ardhshëm.

Pjesë e KV Drita edhe për këtë kampionat një nga yjet e akademisë Drita dhe një ndër lojtaret më të mita vitin e kaluar Venera B. Kadriu. 

Venera Kadriu e cila vazhdoj për Dritën në dhjetor të vitit 2023, mbetet prapë me ekipin edhe tani kur ekipin e presin gara shumë të rëndësishme.

Venera të cilën e gjithë familja Drita e njeh me nofkën ‘Duqi’, vitin e kaluar erdhi pas disa viteve ku ishte në SHBA pikërisht në Universitetin ‘Northwood’ ku studioj dhe luajti me shumë suksese. Duqi vitin e kaluar ishte njëra nga shtyllat kryesore të ekipit në sukseset e arritura!”, njofton KVF Drita.

Synimi i Venerës është që të ndihmojë Dritën drejt arritjes së objektivave në edicionin e ri.

“Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan Dritën, me dëshirën më të madhe që ta ndihmoj ekipin në garat ndërkombëtare të cilat zhvillohen ne shtator dhe gjithashtu edhe garat tjera vendore e kombëtare.

Venera e cila ka vetëm 22 vjet,  por njihet mirë në opinionin e volejbollit kosovar dhe më gjerë,  duke qenë anëtare e rregullt e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë. 

Sa ishte pjesë e Dritës, Venera fitoi çdo gjë dhe atë 4 tituj kampion si dhe shumë tituj të kupës me KV Drita, edhe atë duke qenë titullare në pozita të ndryshme”, thuhet nga Drita.

Skuadra nga Gjilani nga Venera pret shumë në edicionin e ri.

“Në vitin 2016 kur Drita filloi epokën e kampionit pas shume viteve , Duqi ishte në pozitën qendër. Në vitin 2017 kur KV Drita mbronte titullin kampion Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe në vitin 2018 kur Drita vazhdoi të fitonte titujt radhazi,

Duqi luante si pranuese/shërbim duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione, ku në atë kohë që të gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta, kurse këtë vit Venera tregoj vlera të madhe të sportistes dhe karakter të fortë ku ndihmoj ekipin të fitoj trofet kryesor: Kupën e Kosovës dhe duke u shpall Kampion.

Sot Venera është prapë pjesë e familjes tonë.

Vazhdojmë së bashku ‘Kampion”. – njofton Drita.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seks të egër, burri befason me rrëfimin e tij: Ia kërkova këtë gjë të dashurës, më pas..!

Story i radhës

Nga kush rrezikohet Kosova?

Të fundit nga

ShkoLartë