venera azizi gazetaret duhet te punojne pa frike pergatitet plani kombetar per vitet 2027 2029 6ae28e1613023

Venera Azizi: Gazetarët duhet të punojnë pa frikë, përgatitet plani kombëtar për vitet 2027–2029

October 29, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për formimin e Komitetit nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, me synim garantimin e një mjedisi më të sigurt për gazetarinë e lirë dhe të pavarur.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, e cila theksoi rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe presionet.

Komiteti do të punojë për forcimin e mekanizmave të sigurisë, përmirësimin e hetimeve ndaj sulmeve dhe luftimin e mosndëshkimit.

Në fokus do të jetë edhe mbrojtja nga dhuna digjitale dhe paditë abuzive SLAPP, që synojnë të frikësojnë dhe pengojnë gazetarët.

Në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, do të përgatitet Plani nacional i veprimit për periudhën 2027–2029.

Azizi theksoi se gazetarët duhet të kenë lirinë të bëjnë pyetje, të hulumtojnë dhe të kritikojnë pa frikë e presion.

Sipas saj, mbrojtja e gazetarëve nënkupton edhe mbrojtjen e së vërtetës, transparencës dhe demokracisë.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kritiket per dokumentarin e netflix dedikuar per matthew perry i ndershem dhe prekes por shume i gjate 6ae273849a554
Lajmi i mëparshëm

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

shba vendos sanksione te reja ndaj korese se veriut 6ae28f00c5ff6
Lajmi i radhës

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Të fundit nga

122 milionë euro shtesë në buxhet

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës, si dhe 20 milionë euro për pensionet bazike. FMN-ja ka paralajmëruar për
ShkoLartë