VENERA AZIZI

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

November 28, 2026
1 minut lexim

Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka kujtuar përmes një shkrimi në faqen e saj zyrtare në facebook se më 28 Nëntor të viti 2006 në Shkup u vendos monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, njëzet vite më parë.

Azizi e cilësoi si vendim me peshë historike, vendimin e Izet Mexhitit, atëherë kryetar i Komunës së Çairit dhe sot bashkëkryetar i VLEN-it, për ta sjellë dhe vendosur figurën e heroit kombëtar shqiptar në qendër të Shkupit.

“Një vendim që la gjurmë në histori dhe që edhe pas 20 vitesh, vazhdon të qëndrojë si simbol i historisë, identitetit dhe krenarisë shqiptare”, ka shkruar zëdhënësja e qeverisë Venera Azizi.

Sipas zëdhënëses Venera Azizi, Skënderbeu nuk është vetëm një monument, por dëshmi e gjallë e rrënjëve tona, e identitetit kombëtar dhe e krenarisë shqiptare që përcillet brez pas brezi.

Në fund, Azizi ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit: “Urime 28 Nëntori bashkëkombasit e mi.”

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rumer willis publikon fotografi emocionuese me babane bruce willis mirenjohese 6b0aa92f1ac82
Lajmi i mëparshëm

Rumer Willis publikon fotografi emocionuese me babanë Bruce Willis: “Mirënjohëse”

mot me vranesira dhe me shi ne male bore 6b0ab2cb7925c
Lajmi i radhës

Mot me vranësira dhe me shi, në male borë

Të fundit nga

ShkoLartë