vendosi ti bashkohet rivalit te bayernit sule tregon arsyen pse zgjodhi dortmundin 6202927a29041

Vendosi t’i bashkohet rivalit të Bayernit, Sule tregon arsyen pse zgjodhi Dortmundin

February 8, 2022
1 minut lexim

Mbrojtësi i Bayern Munichut Niklas Sule në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, ku edhe ka vendosur mos ta vazhdojë të ardhmen me gjigandin gjerman.

Në fakt, Sule ka vendosur që t’i bashkohet rivalit të Bayernit, Borussia Dortmundit, me të cilin do të nënshkruajë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2026.

Sule kishte pasur oferta edhe nga klubet e Serie A dhe Premier Ligës angleze, por prioriteti i tij ishte që të qëndrojë në Bundesliga, ku dëshira e vetme e tij ishte t’i bashkohet Dortmundit.

Tani, rreth këtij vendimi ka folur edhe vetë mbrojtësi gjerman, i cili tha që kishte mbetur i impresionuar nga tentimet e Dortmundit për ta bindur atë për të kaluar në “Signal Iduna Park”.

“Unë veçse e kam vendosur para disa javësh që e ardhmja ime ishte te Borussia Dortmundi. E kam pasur ndjenjën që i nevojitem skuadrës si person dhe si futbollist”, tha Sule.

“Isha i impresionuar nga tentimet që ata bënë për mua, kështu që menjëherë e kam ditur se ku do të luajë në të ardhmen”, shtoi mbrojtësi gjerman.

Që prej transferimit nga Hoffenheim te Bayerni, Niklas Sule ka arritur të bëjë 159 paraqitje për kampionin gjerman, duke regjistruar gjashtë gola dhe katër asistime.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

edhe nje ish minister i gruevskit lirohet nga paraburgimi 6202901404c69
Story i mëparshëm

Edhe një ish-ministër i Gruevskit lirohet nga paraburgimi

vetem me dy perberes luftoni venat e zgjeruara dhe trombozen ne menyre efektive 620292a7a4686
Story i radhës

Vetëm me dy përbërës, luftoni venat e zgjeruara dhe trombozën në mënyrë efektive

Të fundit nga

ShkoLartë