Vendoset një minibibliotekë në sheshin e qytetit të Podujevës

March 19, 2022
1 minut lexim

Nxënësit e shkollave fillore të Podujevës dhe OJQ “Toka” kanë vendosur një minibiblotekë në sheshin e qytetit të kësaj komune.

“Merr një libër, lër një libër” i është bashkuar edhe nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu.

“Nismës së nxënësve të shkollave fillore të qytetit dhe OJQ-së “Toka”, për vendosjen e minibibliotekës në sheshin e qytetit, me motivin “ Merr një libër, lër një libër” iu bashkua nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu me dhurimin e librit autobiografik të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Malalës, zërit të luftëtares trime, e cila lufton për arsimimin e vajzave pakistaneze”, thuhet në njoftim.

Lahu i ka ftuar nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të tilla.

“Nënkryetarja Lahu i siguroi iniciatorët për përkrahje të vazhdueshme të qeverisjes komunale dhe i ftoi nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të nxitjes së nxënësve dhe qytetarëve për lexim të vazhdueshëm që i kontribon edukimit qytetar!”, ka thënë Lahu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me vetëm 53 mijë banorë, kombëtarja e Ishujve Faroe prek suksesin historik

Story i radhës

Gjendet drogë në një lokal në Shkup, arrestohen 8 persona

Të fundit nga

ShkoLartë