Surpriza e pakëndshme nga Japonia ka pllakosur heshtjen në kampin e lojtarëve gjermanë, pjesëmarrës në Botërorin e Katarit. Gjithsesi Manuel Nojer i ka dhënë përgjigje mikrofonave të “Sport 1” mbi vazhdimin e rrugëtimit te përfaqësuesja:
“Nuk e mendoj të largohem. Nëse Gjermania do të më ftojë sërish, do të jem i gatshëm. Dëshira dhe obligimi im dihet”, pohonte gardiani 36-vjeçar.
Manuel shfrytëzoi momentin të tregonte disa nga përjetimet e eliminimit: “Natyrisht që jemi të fustruar dhe është kjo pika ku ne duhet t’ia nisim punës nga e para.
Reflektimi nga i gjithë ky rrugëtim i zbehtë nga ana jonë”, përfundoi me nota trishtuese kapiteni gjerman.
Vlen të theksohet se Nojer me prezencën ndaj Kosta Rikës arriti kuotën e 19 prezencave ne Botërorë, si askush tjetër.