Isli Hidi mbyll aventurën e tij një vjeçare në Shijak me Erzenin.
Gardiani 41-vjeçar luajti një rol deçiziv sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë duke ndihmuar ekipin shijakas që siguroi rikthimin në elitë pas 19 vitesh.
Ish-portieri i Tiranës, Teutës, Bylisit dhe Kastriotit në Shqipëri ndihmoi skuadrën në kuadrat, por edhe i dhuroi shijakasve tre gola nga pika e bardhë e penalltisë (kundër Shkumbinit, Turbinës dhe Pogradecit).
Mbrëmjen e kaluar Erzeni zyrtarizoi afrimin e ish portierit të Kukësit, Dashamir Xhika, i cili pritet tashmë të jetë portieri i parë i shijakasve në Abissnet Superiore.