Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim pozitiv lidhur me parcelën ku pritet të ndërtohet Qendra Rezidenciale për Fëmijët me Autizëm, Sindromë Down dhe nevoja të veçanta.
Sipas tij, pas një viti pritjeje dhe pasigurie për shumë prindër, tashmë është hapur rruga për nisjen e punimeve. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga familjarët që kërkonin shpresë dhe mbështetje për fëmijët e tyre.
Kastrati ka konfirmuar se projekti do të vazhdojë pa ndalesa deri në realizimin e plotë të qendrës, e cila synon të ofrojë përkujdesje dhe mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta.
Ky projekt po realizohet në kuadër të organizatës Jetimat e Ballkanit, e cila prej 17 vitesh vepron në ndihmë të familjeve në nevojë.
Burimi: botasot.info


