Pronat në vijën bregdetare të Shqipërisë po njohin një zhvillim jo vetëm në arkitekturë, por dhe në tregun e pasuritë të paluajtshme.
Banka e Shqipërisë thotë se çmimet e pronave për këtë kategori u rritën me 28 për qind, por ekspertë të agjencive imobilare parashikojnë se situata do të jetë pozitive për një kohë të gjatë. Armelida Shtiza shprehet se kërkesa e tregut është në rritje të lartë.
Apartamentet blihen si për pushime, por dhe si investim afatgjatë me qira apo “booking” dhe “airbnb”.
Një tjetër faktor ndikues është dhe qasja e te huajve në vijën bregdetare të Shqipërisë.
Një pjesë e kanë zbuluar rastësisht si treg në Shqipëri kur kanë kaluar ditë pushimi, por më tej kanë vendosur të investojnë.
Në një raportin e fundit të Bankës Kombëtare shtohet se 25% e blerësve të apartamenteve janë shtetas të huaj dhe kryesisht nga Evropa.
Burimi: botasot.info


