Vendimi i Australisë për Jerusalemin, vijnë reagimet nga Palestina dhe Izraeli

Palestinezët kanë përshëndetur vendimin e Australisë për të anuluar njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht kritikave të ashpra nga Izraeli.

“Ne mirëpresim vendimin e Australisë në lidhje me Jerusalemin dhe thirrjen për një zgjidhje me dy shtete në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar”, shkroi të martën në Twitter ministri i Çështjeve Civile të Autoritetit Palestinez, Hussein al Sheikh.

Sheikh përshëndeti “pohimin e Australisë se e ardhmja e sovranitetit mbi Jerusalemin varet nga zgjidhja e përhershme e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.

Duke njoftuar ndryshimin e politikës nga qeveria e qendrës së majtë të Australisë, ministrja e Jashtme, Penny Wong tha se statusi i Jerusalemit duhet të vendoset përmes bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe jo përmes vendimeve të njëanshme.

Reklama

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edona Kalludra në ‘Dream Team’ të elitës së volejbollit të Shqipërisë

Story i radhës

Përse një burrë zgjedh një grua, në vend të një tjetre

Të fundit nga