Edona Kalludra në ‘Dream Team’ të elitës së volejbollit të Shqipërisë

October 18, 2022
1 minut lexim

Volejbollistja e Kosovës, Edona Kalludra është transferuar këtë verë nga Ferizaj në ligën elitare të volejbollit në Shqipëri, te kampioni në fuqi, Skenderbeu, ku po tregon paraqitje inspiruese.

Kalludra aktivizohet rregullisht me Skenderbeun, derisa kalimin e siguroi pas një prove te ky klub, ku impresionoi për të realizuar tutje transferimin permanent.

“Trajneri (i Skenderbeut) Orlando Koja më ka ftu për një stërvitje dhe ka vendosur të jem pjesë e ekipit të tij”, thotë ajo për uebfaqen zyrtare të FVK-së.

“Më kanë parë në ndeshjet në Kosovë dhe kanë besuar që me pak punë, do të arrij të luaj në nivelin e kampionatit shqiptar”.

Kalludra, 22-vjeçe me prejardhje nga Vushtrria, pjesë e Kombëtares U18 dhe U19, është përfshirë në ‘Dream Team’ të kampionatit shqiptar, duke regjistruar edhe statistika impresive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fajon: Përkrahim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Story i radhës

Vendimi i Australisë për Jerusalemin, vijnë reagimet nga Palestina dhe Izraeli

Të fundit nga

ShkoLartë