vendimi i australise per jerusalemin vijne reagimet nga palestina dhe izraeli 634e98b554047

Vendimi i Australisë për Jerusalemin, vijnë reagimet nga Palestina dhe Izraeli

October 18, 2022
1 minut lexim

Palestinezët kanë përshëndetur vendimin e Australisë për të anuluar njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht kritikave të ashpra nga Izraeli.

“Ne mirëpresim vendimin e Australisë në lidhje me Jerusalemin dhe thirrjen për një zgjidhje me dy shtete në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar”, shkroi të martën në Twitter ministri i Çështjeve Civile të Autoritetit Palestinez, Hussein al Sheikh.

Sheikh përshëndeti “pohimin e Australisë se e ardhmja e sovranitetit mbi Jerusalemin varet nga zgjidhja e përhershme e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.

Duke njoftuar ndryshimin e politikës nga qeveria e qendrës së majtë të Australisë, ministrja e Jashtme, Penny Wong tha se statusi i Jerusalemit duhet të vendoset përmes bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe jo përmes vendimeve të njëanshme.

Reklama

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

edona kalludra ne dream team te elites se volejbollit te shqiperise 634e969a9190e
Story i mëparshëm

Edona Kalludra në ‘Dream Team’ të elitës së volejbollit të Shqipërisë

perse nje burre zgjedh nje grua ne vend te nje tjetre 634e99b122df2
Story i radhës

Përse një burrë zgjedh një grua, në vend të një tjetre

Të fundit nga

ShkoLartë