Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 5 të marrëveshjes kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sindikatës Policore të Maqedonisë.
Dorëzuesi i nismës konsideron se sipas përmbajtjes së dispozitës së kontestuar, Sindikatës së Pavarur të Policisë nuk i është lejuar të jetë partner i barabartë në realizimin e të drejtave të anëtarëve të Sindikatës së Pavarur dhe të gjithë punonjësve të Ministrisë. Sipas pretendimeve në iniciativë, vetëm një sindikatë është e privilegjuar, ndërsa dy sindikatat e tjera janë të diskriminuara, për këtë arsye dispozita e kontestuar nuk është në përputhje me nenin 9 të Kushtetutës.
Lënda e themeluar në bazë të iniciativës për nenin 19, paragrafin 16 të Ligjit për nëpunësit administrativë është shtyrë për një nga seancat e ardhshme të Gjykatës për shkak të përpunimit shtesë të raportit. Iniciativa thekson se neni kontestues nuk parashikon ndonjë kriter tjetër material shtesë me ndihmën e të cilit do të përcaktohej më afër se cila është “gjykata kompetente” para së cilës nëpunësi administrativ i pakënaqur mund të dorëzojë padi dhe të kërkon mbrojtje ligjore. Gjithashtu, dorëzuesi thekson se dispozita e kontestuar krijon paqartësi në praktikë dhe jep mundësi për interpretime të ndryshme se cila gjykatë është kompetente për të vepruar kundër vendimeve të Agjencisë.
Në seancën e sotme, u hodh poshtë edhe iniciativa për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për Planin Detal Urban për bashkësinë banesore numër 4 dhe 2 Qendra Rajonale Perëndim, Blloku 1 – Komuna e Manastirit, miratuar nga Këshilli i Komunës së Manastirit me numër 09-135/ 5 të datës 08.10.2018.
Gjithashtu. u hodh poshtë edhe iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit të Komisionit për denacionalizim me seli në Shkup, Komuna Qendër DN. Nr.17-08-302/1 (314) me datë 03.08.2002.