Vendim skandaloz: Agonisin nuk e vrau veç Shabani, por edhe shteti!

min lexim

Drejtësia e korruptuar nga sistemi i kalbur prodhon padrejtësi, ngjarje për të cilat askush nuk mund të ndjehet krenar. Drejtësia është baza kryesore e një shoqërie, në rastin e mirë ose të keq i jep drejtimin e gabuar ose jo shtetit.

Që nga paslufta ka pasur raste të ndryshme të vendimeve skandaloze të gjykatësve në raste të ndjeshme e për të cilat shoqëria ka reaguar me forcën e kundërshtimit. Rasti i fundit skandaloz i referohet vendimit nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka shpallur fajtor dhe dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim Shaban Gogajn, për vrasjen e të riut Agonis Tetaj.

Për ata që ende nuk e dinë rastin konkret, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 shtator të vitit 2018, të cilën vrasje prokuroria në fillim e kishte cilësuar “vrasje e rëndë” për ta ricilësuar pastaj në “Vrasje nga pakujdesia”. Për këtë shkak kishte reaguar babai i viktimës me akuzuar ndaj prokurorit të rastit i cili e ka ri cilësuar veprën, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.

Ndonëse prokurori u ndërrua, nuk u ndërrua epilogu i këtij rasti për të prodhuar padrejtësi. Të vritet njeriu në vendin e punës nga pronari karagjoz duke loz me armë dhe vrasja të cilësohet “vrasje nga pakujdesia” ky është krim dhe vrasje për së dyti e viktimës. Ky rast të cilin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur “skandaloz dhe të padrejtë”, për të cilin ka kërkuar të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin në fjalë. Me të drejtë Haxhiu konsideron se “Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, nuk mjafton vetëm kaq.

Ky rast duhet të kthehet nga fillimi. Por, siç tregon edhe ndërrimi i prokurorit të rastit nuk janë problem njerëzit por sistemi, sistemi i korrupton njerëzit dhe jo njerëzit sistemin. Andaj, ministrja Haxhiu dhe krejt qeveria veç se kanë nisur ndryshimet në drejtësi e të cilat të përshpejtohen, çdo vonesë krijon viktima, dhimbje dhe dëshpërim. Ky sistem i kalbur duhet rrënohet sa më shpejt dhe sa më parë.

Agonisin nuk e vrau veç Shabani, por edhe shteti me padrejtësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova U17 merr pjesë në kualifikimet e Evropianit 2023 

Story i radhës

Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e flokëve? Specialistët zbulojnë sekretin te larja

Të fundit nga