Vendi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, restorantet mbeten pa kuzhinierë

November 26, 2022
min lexim

Shkup, 26 Nëntor – Të dhënat jozyrtare flasin se Dibrën e kanë braktisur një numër i theksuar i kuzhinierëve të rinj, por edhe i kuzhinierëve me përvojë shumëvjeçare.

 

Tanimë disa vite me radhë Dibrën e braktisin shumë kuadro profesional. Qytetin e kanë braktisur mjekë, inxhinierë, zanatçinj dhe kuadro të tjerë. Mes tyre janë edhe kamerierët dhe kuzhinierët. Nga dita në ditë restorantet dhe objektet tjera shërbyese kanë filluar të ballafaqohen me problemin e mungesës të këtyre dy profesioneve pa të cilët defakto nuk mund të prosperon biznesi i shërbyesve. Sidomos kohëve të fundit mungojnë shumë kuadro që merren me gatimet e ata janë kuzhinierët. Të dhënat jo zyrtare flasin se Dibrën e kanë braktisur një numër i theksuar i kuzhinierëve të rinj por edhe i kuzhinierëve me përvojë shumëvjeçare.

Në bisedën që patëm me pronarët të restoranteve, tavernave, picerive, kafeterive etj, u informuam se në kontinuitet janë duke kërkuar zëvendësime për kamerierët dhe kuzhinierët të cilët tanimë ju mungojnë. Deri sa kamerierët disi mbulohen me angazhimin të të rinjve pa përvojë, problemi i kuzhinierëve mbetet i hapur. Bëhet fjalë për një profesion i cili kërkon shkollim dhe përvojë. Gatimet nëpër restorante dhe objektet të tjera shërbyese kërkojnë një aftësi profesionale dhe atë punë nuk mund ta bëj çdo kush siç ndodh me kamerierët.

“Gjatë sezonit verorë, atëherë kur në Dibër bëhen edhe dasmat meqë popullata në pjesën dërmuese është në mërgim, ishte shumë problem që të sigurojmë kuzhinier. Problemi ishte shumë i madh dhe shpesh herë ishim të detyruar të kërkojmë kuzhinier nga rajoni më i gjerë i Dibrës por edhe nga disa vendbanime kufitare të Shqipërisë. Situata nuk është edhe tani më mirë kur kaloi sezoni i dasmave. Viteve të fundit një pjesë e kuzhinierëve të njohur dibran janë larguar nga Dibra dhe sot punojnë në disa qendra turistike të vendit si dhe jashtë vendit”, shprehet njëri nga pronarët e restoranteve në Dibër i cili dëshiroi të mbetet anonim. Sipas tij, edhe sot kur gjendemi në sezonin vjeshtor jemi të detyruar të angazhojmë femra kuzhiniere nga Dibra por edhe nga viset kufitare të Shqipërisë, gjë që nuk ka qenë prezent në të kaluarën, thotë ai. Këto ditë në Dibër takuam kuzhinierin e ri Alit. Xh i cili ka punuar në një restorant të njohur të Dibrës e që sot punon në Gjermani.

“Punova mëse pesë vite në Dibër si kuzhinier meqë kam përfunduar shkollimin e mesëm për kuzhinier. Nga disa shok të mijtë cilët punojnë dhe jetojnë në Gjermani mu ofrua mundësia që të punësohem si kamerier në periferi të qytetit Kelln. Atje jam duke punuar disa vite dhe jam shumë i kënaqur me të ardhurat mujore të cilat arrijnë mbi 2 mijë euro”, shprehet Aliti. Ai si shkaqe kryesore që kanë detyruar të braktisë Dibrën numëron rrogat e ulëta por tek disa koleg të tij edhe problemi i mos sigurimit që kanë patur nga pronarët ku kanë punuar.

Problemi i financimit dhe sidomos angazhimi në punë pa sigurime që do të thotë punësime në të zezë do, të detyrojë të vazhdon braktisja e Dibrës edhe të disa kuzhinierëve të tjerë. Ata thonë se janë kuzhinier të mirë por që nga pronarët e objekteve shërbyese nuk marrin garanci që të punësohen me kontribute. Kjo vije si pasoj e rënies së punës, dhe ne e kuptojmë përcaktimin e pronarëve, thotë Astriti 38 vjeçar i cili aktualisht punon në një objekt shërbyes si kuzhinier.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot tre vite nga tërmeti i 26 Nëntorit, Shqipëria kujton 51 viktimat e tragjedisë

Story i radhës

Aktori i ‘Squid Game’ akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale

Të fundit nga

ShkoLartë