Aktori i ‘Squid Game’ akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale

Aktori i “Squid Game”, O Yeong-su, është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale, thonë zyrtarët gjyqësorë të Koresë së Jugut.

78-vjeçari akuzohet se ka prekur në mënyrë të papërshtatshme një grua në vitin 2017, thanë zyrtarët. Vetë aktori e ka mohuar akuzën, raportojnë mediat lokale.

Ai u bë aktori i parë koreano-jugor që fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë në rol dytësor në një serial, pas performancës së tij në thrillerin e famshëm të Netflix-it në fillim të këtij viti.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, viktima e supozuar paraqiti fillimisht një ankesë në polici kundër O në dhjetor të vitit të kaluar. Por çështja u mbyll në prill pa u ngritur akuzë kundër tij.

Tashmë prokuroria ka rihapur hetimet “me kërkesë të viktimës” dhe O tani është akuzuar pa paraburgim, raporton agjencia.

Pas akuzës, ministria e kulturës e Seulit vendosi të ndalojë transmetimin e një reklame qeveritare me O Yeong-su, sipas raporteve lokale të cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, restorantet mbeten pa kuzhinierë

Story i radhës

SHBA: Shitje rekord në internet, pavarësisht inflacionit të lartë

Të fundit nga