Autoriteti rrugor shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi vazhdon me projektet e ashtuquajtura “rrugë të florinjta”, në një kohe kur buxheti i shtetit është në vështirësi për shkak të krizës energjetike.
Tenderi më i fundit është ai për lotin e parë të zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafe Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.
Me konkretisht projekti fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, pasi kalon fshatin Labinot-Fushë përfundon në afërsi të fshatit Mirakë. Sipas dokumenteve zyrtare ky lot ka një gjatësi prej rreth 5 km, dhe duke pasur parasysh vlerën e tenderit 21,4 milion euro, kosto për kilometër është rreth 4,3 milion euro.
Preventivi sipas raportit teknik ka dalë duke marrë parasysh çmimet nga manualet zyrtare në fuqi. Për ato raste kur çmimet nuk janë në manualet e ndërtimit, janë hartuar analiza përkatëse të çmimeve.
Për tu nënvizuar është se i gjithë aksi Elbasan-Qafë Thane ka një gjatësi prej rreth 54 kilometrash dhe nëse vazhdohet me këto kosto marramendase 4,3 milion euro për km, zgjerimi i kësaj rruge mund t’i kushtojë qytetareve shqiptare mbi 230 milion euro. /BW