vendet nordike duan mbrojtje te perbashket ajrore kunder rusise 641e21ce5e8d2

Vendet nordike duan mbrojtje të përbashkët ajrore kundër Rusisë

March 24, 2023
1 minut lexim

Komandantët e forcave ajrore nga Norvegjia, Suedia, Danimarka dhe Finlanda kanë nënshkruar një letër qëllimi për të krijuar një forcë të përbashkët ajrore nordike.

Forcat ajrore do të krijohen si rezultat i asaj që vendet e perceptojnë kërcënime të shtuara nga Rusia.

Sipas shefit të mbrojtjes ajrore të Danimarkës, Jan Dam, nisma është për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me flotën e një vendi të madh evropian”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters të premten.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani javën e kaluar nga shefat e mbrojtjes ajrore të katër vendeve nordike, duke përfshirë Rolf Folland, shefin e Forcave Ajrore Norvegjeze.

I pranishëm ishte edhe shefi i mbrojtjes ajrore të NATO-s, gjenerali amerikan James B. Hecker, i cili është edhe komandanti i forcave të mbrojtjes ajrore amerikane në Evropë!

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cun lajci i reagon kujtim shales ja pse shau ne kuvend 641e20d861fa3
Story i mëparshëm

Çun Lajçi i reagon Kujtim Shalës: Ja pse shau në Kuvend

befasohet luizi ja cfare informacioni mori sonte nga jashte oborrit te bbva 641e21d4dcc9e
Story i radhës

Befasohet Luizi, ja çfarë informacioni mori sonte nga jashtë oborrit të BBVA

Të fundit nga

ShkoLartë