Vëllezërit Veshaj kopjojnë fjalë për fjalë emisionin italian?

min lexim

Emisioni i vëllezërve Veshaj, Romeo dhe Donald po përballet me disa kritika të forta këto ditë. Shume faqe në Instagram kanë zbuluar se skenat nga emisioni janë të kopjuara nga diku tjetër. Batutat janë të kopjuara nga grupi italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në YouTube.

Ky nuk është thjesht një frymëzim apo huazim pasi batutat dhe gjestet janë të kopjuara fjalë për fjalë.

Jo vetëm kaq por dhe loja me karaoke është e kopjuar nga Jimmy Fallon, i cili e bën këtë lojë nga emisioni i tij “The tonight show”.

Ditën e djeshme u theksua dhe një problematike tjetër në lidhje me këtë lojë pasi realizimi i saj linte për të dëshiruar.

Në puntatën e fundit të emisionit “Më lër të flas”, ku ishin të ftuara bukuroshet Megi Pojani dhe Beniada, vajzat duhet të këndonin karaoke me një këngë të njohur. Ato duhen të dinin tekstin përndryshe do spërkateshin nga mikrofoni me qumësht. Ndryshe nga java e kaluar ku në vend të qumështit u spërkat ujë në fytyrat e reperave Mc Kresha dhe Lyrical, ky veprim ngjalli reagime të forta nga fansat. Shumica i konsideruan këto veprime mjaft seksiste kundrejt vajzave.

Romeo dhe Donaldi akoma nuk kanë folur në lidhje me këto tema.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zaharova thotë se BE dhe vendet e NATO-s nuk lejuan në Beograd avionin me delegacionin rus

Story i radhës

Luftimet e ashpra vazhdojnë rreth Severodonetsk

Të fundit nga