Veliaj pret kryebashkiakun e Roterdamit/ Thirrje tifozeve për festë dhe paqe

May 25, 2022
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Roterdamit Ahmed Aboutaleb ka mbërritur në Tiranë të martën në mbrëmje për finalen mes Romës dhe Feynoord që do të mbahet sot në Air Albania.

Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai që ka ndarë një foto teksa shtrëngon duart me Aboutaleb.

Veliaj u ka bërë thirrje tifozëve të festojnë në paqe në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

“Mirë se erdhe në Tiranë për ndeshjen Roma-Feynoord miku im, Ahmed Aboutaleb – kryebashkiak i Rotterdamit!

U kërkojmë të gjithë tifozëve të festojnë në paqe, në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

Mezi pres nesër ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri”, shkruan Veliaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Davosi sot ballafaqon Kurtin e Vuçiçin

Story i radhës

Kourtney Kardashian ka veshur fshehurazi të brendshme në të cilat shkruhej ‘Travis’ në dasmën e tyre

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë