Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në “Review” në Euronews Albania se hetimi i SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është një zhvillim rutinë.
Sipas tij ka pasur edhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste që janë hetuar shumë gjatë SPAK nuk ka parë përfshirje edhe çështja u mbyll. Megjithatë sipas profesorit kriminalist, mbetet për tu parë nëse Veliaj do të jetë një rast i ngjashëm.
“Ne kemi momentin kur personi ka dijeni për rrethanat e hetimit, është një cilësim juridiko-penal. Zhvillohen hetime të gjithanshme ndaj tij e familjarëve të tij e më pas kalon pjesa tjetër që është një pjesë ku prokuroria mbledhur prova dhe pastaj komunikon akuzën dhe më pas ai është person që i referohet drejtpërdrejtë që më pas mblidhen provat dhe caktohet një masë ose jo për të vajtur në gjykatë e për të vijuar më tej.
Tani jemi ende në fazën e hetimit, prokurori nuk ka ende prova që zotit Veliaj ti komunikohet një akuzë. Është ende fazë ku bëhen hetimet. Nëse mua më thotë një dëshmitarë diçka unë jam i detyruar të shikoj nëse është shkëmbyer ky informacion, a ka telefonata që kanë ndodhur ndaj këtij personi apo ky referon kot? Pra është ende hetim, të mos nxitohemi”,-tha Karamuço.
Burimi: botasot.info