veliaj mbetet ne burg gazetari zbardh vendimin e gjykates se larte 6aa91511a3d89

Veliaj mbetet në burg, gazetari zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë

September 15, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raporton se vendimi është marrë këtë të martë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të rekursit të paraqitur nga avokatët e Veliajt.

Me këtë vendim, masa e sigurisë mbetet në fuqi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa SPAK vijon hetimet ndaj tij.

“Zyrtarisht tashmë kemi njoftimin publik të Gjyskatës së Lartë. Kolegji ka vendosur lënien në fuqi të Gjyskatës së Posaçme të Apelit, pra do të vijojë të jetë në fuqi masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Zyrtarisht, Kolegji Penal i Gjyskatës së Lartë i mbledhur më datë 15 shtator 2026, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi rekursin e paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, parashtruar nga avokatët e tij, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjyskatës së Posaçme të Apelit. Kjo do të thotë se kryetari i Bashkisë do të vijojë të qëndrojë në paraburgim gjatë kohës që SPAK po vijon hetimet.”-tha Ferhati

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamza pas ndarjes nga jeta te brovines simbol i qendreses dhe dashurise per atdheun 6aa91493d7d4a
Lajmi i mëparshëm

Hamza pas ndarjes nga jeta të Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

kryeministrja daneze e cileson si te pamatur sulmin rus me raketa sinjalizuese ndaj helikopterit 6aa915706b34e
Lajmi i radhës

Kryeministrja daneze e cilëson si “të pamatur” sulmin rus me raketa sinjalizuese ndaj helikopterit

Të fundit nga

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Sipas njoftimit, aktiviteti do
ShkoLartë