hamza pas ndarjes nga jeta te brovines simbol i qendreses dhe dashurise per atdheun 6aa91493d7d4a

Hamza pas ndarjes nga jeta të Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

September 15, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Flora Brovinës.

Hamza ka thënë se Kosova ka humbur një grua të fortë, nënë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare, e cila, sipas tij, gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Flora nuk u përkul kurrë para vështirësive. Ajo qëndroi me dinjitet, guxim dhe përkushtim deri në fund të jetës”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se Brovina do të mbetet përjetësisht simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka shkruar ai.

Në emër të tij dhe të PDK-së, Hamza u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Brovinën.

“Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për Flora Brovinën!”, deklaroi Hamza.

Flora Brovina ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

unt drejt zgjidhjes se mungeses se hapesirave kampusi i ri kushton 42 milione euro 6aa8fe11827c3
Lajmi i mëparshëm

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

veliaj mbetet ne burg gazetari zbardh vendimin e gjykates se larte 6aa91511a3d89
Lajmi i radhës

Veliaj mbetet në burg, gazetari zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë

Të fundit nga

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Sipas njoftimit, aktiviteti do
ShkoLartë