kryeministrja daneze e cileson si te pamatur sulmin rus me raketa sinjalizuese ndaj helikopterit 6aa915706b34e

Kryeministrja daneze e cilëson si “të pamatur” sulmin rus me raketa sinjalizuese ndaj helikopterit

September 15, 2026
1 minut lexim

Një patrullim rutinë mbi Detin Baltik u shndërrua në një incident të rrezikshëm, pasi një anije luftarake ruse qëlloi me raketa sinjalizuese drejt një helikopteri ushtarak danez.

Kopenhaga e cilësoi veprimin si “të pamatur” dhe thirri ambasadorin rus për sqarime.

Forcat e Armatosura daneze njoftuan se një helikopter Fennec i Forcave Ajrore u vu në shënjestër të raketave sinjalizuese gjatë një operacioni rutinë fotografik ndaj një fregate ruse, e cila ndodhej në ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, pranë Gedserit.

Sipas autoriteteve daneze, fregata ruse lëshoi dy raketa sinjalizuese në drejtim të helikopterit, ndërsa njëri prej tyre kaloi në distancë shumë të afërt me mjetin ajror.

Incidenti nuk shkaktoi viktima apo dëme, por Kopenhaga reagoi ashpër ndaj veprimit të anijes ruse.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e dënoi incidentin, duke e cilësuar si një veprim “të pamatur” ndaj ushtrisë daneze.

“Veprim i pamatur nga Rusia ndaj ushtrisë daneze gjatë një fluturimi rutinë dje. Veprimet e Rusisë synojnë të frikësojnë dhe të përçajnë. Ata nuk do t’ia dalin. Ne nuk do të lëkundemi”, deklaroi Frederiksen.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, e cilësoi incidentin “krejtësisht të papranueshëm”.

Për këtë arsye, Ministria e Jashtme daneze njoftoi se ambasadori rus është thirrur për një takim, ku pritet të kërkohen shpjegime lidhur me incidentin.

Incidenti vjen në një periudhë kur janë shtuar përplasjet dhe kontaktet e rrezikshme mes forcave ruse dhe vendeve anëtare të NATO-s në rajonin e Detit Baltik. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veliaj mbetet ne burg gazetari zbardh vendimin e gjykates se larte 6aa91511a3d89
Lajmi i mëparshëm

Veliaj mbetet në burg, gazetari zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë

ngjarja e bujshme me jozin eduard kuci largohet nga jeta publike 6aa9163bc0451
Lajmi i radhës

Ngjarja e bujshme me Jozin, Eduard Kuçi largohet nga jeta publike

Të fundit nga

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Sipas njoftimit, aktiviteti do
ShkoLartë