Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai e konsideroi të shëmtuar atë që ndodhi.
“Në fakt e vërteta është që jo të gjithë gjërat janë të bukura. Kur ti shikon a ke dhune si ato që pamë dje, ajo nuk ishte një gjë e bukur. Nuk ka rëndësi ndaj kujt, nuk ka rëndësi mosha, nuk ka rëndësi nëse jemi dakord politikisht, apo kundër politikisht, të godasësh qoftë gruan në shtëpi, qoftë një të moshuar në rrugë, qoftë një fëmijë në klasë, janë sjellje jo civilizuese”.
Deklaratën kryebashkiaku e bëri në një ceremoni për ndezjen e dritave të festës në zonën e Kalasë ku dha edhe një mesazh për të vegjlit e qytetit.
“Kur dikush ka një nevojë, dikush që ka më shumë sesa ç’i nevojitet, mund të ndihmojë dikë. Qoftë me një lodër, qoftë me një libër, qoftë me ca rroba, se unë besoj që në qoftë se brezi juaj bëhet një çik më i mirë sesa brezi ynë, atëherë e gjithë Tirana dhe gjithë Shqipëria do jetë më e mirë sesa kjo që kemi sot”.
Veliaj apeloi që të gjithë të jenë me solidar me njëri-tjetrin.