Vejseli: Të jep dorëheqje Shaqir Fetahu

Medatë 06.11.2023 në mediumin elektronic nacional Tetova Sot kisha të publikuar njē nga situat e mia më të tensionura me Shaqir Fetain në kabinetin e tij vitin e kakuar, kur i kam kërkuar që publikisht të deklaron se nuk ka qenë kodosh i UDB-së dhe se nuk e ka shpionuar figurën teologjike islame me renome në botën shqiptare dhe më gjërë, profesorin e respectuar, veprimtarin e shquar të burgosurin politik Nexhat Ibrahimi.

Pas publikimit te shkrimit te profesorit Nexhat Ibrahimi, publikisht kërkoj dorëheqje të Shaqir Fetait nga BFI dhe reflektim të politikës shqiptare dhe organizatave joqeveritare shqiptare ne vend për largimin e shpiunit veç më të dëshmuar, kjo çështje më veç tejkalon kufijt e BFI.

Me që shaqoja doli dhe shpiun i UDB-së, rrenc dhe manipulator i verifikuar, shkaktar i kaosit tê shkaktuar kohën e fundit në BFI dhe rrënues i saj, dhe pasi këtu kemi të bëjmë edhe me çēshtje të nderit, kredibilitetit dhe respektit familjar në përgjithësi, kërkoj nga Muftiu i Gostivarit Sabahudin Zendeli miku i shaqos nipi i bashkëshortes të tij, dhe Familja e Shaqir Fetait e në veçanti djali i tij i punësuar në spitalin e Gostivarit dhe vajza e tij profesoresha e respectuar në medrese ISA BEU – Gostivar, që të ndërmarin masa familjare ndaj shaqos që ket berllok, pacavure, teneqeje e shpiun veç më të dëshmuar ta izolojnë në gjirin familjar dhe ta largojn nga BFI dhe jeta publike, po nuk reflektoi familja e tij, perjetesisht do të mbeten të turpëruar si familje e një UDB-shi dhe rrënuesi të BFI.

Muhamer Veseli

Drejtor i Agjencionit per Hallall Standard dge anëtar i Rijasetut të BFI.

Story i mëparshëm

​Punët që ofrojnë më së shumti siguri momentalisht

Story i radhës

Reali ka siguruar të ardhmen, gjashtë lojtarë tani janë me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh

Të fundit nga