Suhareka në Superligë, Aliaj: Me të vërtetë emocion i papërshkrueshëm

Suhareka edhe zyrtarisht në elitën e futbollit të Kosovës. 

Për një vit të ekzistimit si klub, ngriten në Superligë. 

Suhareka fitoi në Skenderaj me rezultat 1:0 ndaj Drenicës.

Suhareka kryeson me 53 pikë, pasojnë Dinamo me 46, Trepça ’89 me 45 pikë etj. 

Presidenti i klubit Suhareka, Rrustem Aliaj, ndihet i lumtur për suksesin e madh.

“Urime qyteti i Suharekës, urime futbolli Kosovar, urime kryesi, bashkëpronar, bashkëpuntor, simpatizantë, staf, futbollistë dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të klubit që kontribuan në suksesin historik të klubit ku ende pa i bërë 1 vit themelim inkuadrohemi në elitën e futbollit Kosovar.

Me të vërtetë emocion i papërshkrueshëm dhe një ndjenjë e veçantë ku nuk ka fjalë për ta uruar, falënderim i madh për të gjithë që në të gjitha format pa marr parasysh pozicionin ndihmuan klubin tonë për këtë sukses të madh.

Kryesia e FC Suhareka që nga fillimi kishte vënë para synimin dhe objektivat e që të bashkuar krijuaj familje mbrenda klubit gjë e cila u shpagua me inkuadrim në superligën e Kosovës.

Falenderim për të gjithë pronarët, sponzorët, miqtë, tifozët, trajnerët, futbollistët e staffin në përgjithësi, emocioni nuk paguhet me para, lotët nuk paguhen, familja e madhe e FC Suhareka ka festën e kampionit”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

Story i mëparshëm

3 arsyet pse flokët kaçurela dinë si ti çmendin meshkujt

Story i radhës

Fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Të fundit nga