Vedat Muriqi zhvlerëson veten dhe golin ndaj Realit të Madridit

Mallorca fitoi ndaj Real Madridit me shifrat 1:0 falë golit të Vedat Muriqit.

Megjithatë sulmuesi shqiptar e ka zhvlerësuar veten dhe ia ka dhënë të gjithë meritën portierit të Mallorca-s, Rajkoviq, që priti penalltinë e Asensio në minutën e 60.

“Ka qenë çmenduri, Rajkoviq është një protagonist i madh në goditjen e penalltisë, me pritjen e tij.

Na ka dhënë 3 pikë në shtëpi.

Ne jemi një ekip, të gjithë mendojmë në të njëjtin drejtim dhe në fitoren e çdo ndeshjeje edhe nëse luajmë kundër Real Madrid apo Barcelonës.

Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Kemi 28 pikë për të qenë pak të qetë dhe duam të arrijmë shpejt 40”, tha Muriq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Harry Kane kreator i fitores së Tottenhamit kundër Manchester Cityt

Story i radhës

Shuhet zjarri që përfshiu kabujt elektrikë në një pallat në Tiranë, shkak ishte mbingarkesa e rrjetit

Të fundit nga