Shuhet zjarri që përfshiu kabujt elektrikë në një pallat në Tiranë, shkak ishte mbingarkesa e rrjetit

Policia e Tiranës ka njoftuar se në një pallat në Tiranë kanë rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”.

Mësohet se pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri i shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit është shuar plotësisht.

Njoftimi:

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vedat Muriqi zhvlerëson veten dhe golin ndaj Realit të Madridit

Story i radhës

Fshati Ratkoc shënon ditën e dhurimit të gjakut, u bashkohet edhe Avdullah Hoti

Të fundit nga