Muriqi para ndeshjes me Real Madridin: Nuk do ta kenë lehtë ndaj nesh
Mallorca e Vedat Muriqit sonte do të përballet me Real Madridin, në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës ka folur para kësaj ndeshje, teksa tha se tani po ndihet mirë.
Muriqi kishte pushuar katër ditë në javën e kaluar, për t’u rikthyer në stërvitje të premten. Pushimi iu dha në mënyrë që të rikuperohej fizikisht dhe psiqikisht për të qenë i freskët për përballjen e së hënës ndaj “Los Blancos”.
“Po ndihem më mirë. Kisha problem muskulor, por ja 100% gati. Kemi pasur tërë javën të përgatitemi për ndeshjen ndaj klubit më të madh, Real Madridit. Nuk do të them që është e pamundur t’i marrim 3 pikët, në futboll ndodh gjithçka”, u shpreh sulmuesi prizrenas.
“I garantojë të gjithëve që nuk është aq e lehtë për Real Madridin, mbase do të humbin, do të fitojmë, por ne do ta japim 100% tonë. Ne jemi përgatitur mirë dhe i dimë pikat e dobëta të Real Madridit”, shtoi sulmuesi shtatlartë.
Vedat Muriqi gjithashtu falënderoj të gjithë në Mallorca që e kanë ndihmuar, pasi iu bashkua skuadrës në janar.
“Ekipi pati nevojë për ndihmë time, falenderoj të gjithë njerëzit këtu që më kanë ndihmuar ta gjejë vetën. Jam sulmues dhe duhet të shënojë gola, por nuk jam vetëm i fokusuar vetëm të golat. Duhet ta ndihmojë ekipin aty ku i duhem”, ka deklaruar Muriqi.
Ndryshe, ndeshja mes Mallorcas dhe Real Madridit fillon në ora 21:00.