Vedat Muriqi fiton vlerësimin e trajnerit

February 15, 2022
1 minut lexim

Një gol dhe dy asiste në llogarinë e Vedat Muriqit në tre ndeshje me Mallorcan, e kanë bërë sulmuesin të bëhet menjëherë ylli i skuadrës.

Mbrëmjen e së hënës, sulmuesi nga Kosova ishte vendimtar me dy asistet e tij në triumfin 3-2 ndaj Athletic Bilbao ndërsa falë punës së tij në fushë, 28-vjeçari ka fituar edhe simpatinë e trajnerit Luis Garcia Plaza. Ky i fundit është shprehur se Muriqi i jep mundësinë mesfushorëve të kenë më shumë lirshmëri në fushë.

“Tashmë në skuadër kemi Muriqin, i cili ka një profil shumë kualitativ.

Është i vendosur në veprime dhe kjo i jep mundësinë mesfushorëve pas tij të kenë më shumë lirshmëri në fushë për të shfrytëzuar hapësirat. Muriqi është dominues në aspektin fizik dhe ka ndeshje kur ne luajmë me dy sulmues në majë.

Këtë e bëmë ndaj Cadiz dhe Bilbaos duke qenë se janë tipe skuadrash të cilat ne mund t’iu luajmë me dy sulmues në qendër”, u shpreh Luis Garcia.

Duket se Muriqi e ka hedhur pas krahëve eksperiencën e hidhur me Lazion dhe ka rigjetur versionin e tij më të mirë në La Liga me fanellën e Mallorcas, ashtu siç bënte në kohën kur aktivizohej në Turqi me Fenerbahcen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pale Iloska nga Velesi shpallet e pafajshme për vrasjen e ish-partnerit të saj

Story i radhës

“Shpirti i…”, Arjola Demiri poston fotografinë e Ilirit, veprimi i saj ndaj bashkëshortes së balerinit

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë