vdiq pas vaksines kunder covid 19 familjaret e mesueses ne itali marrin demshperbilm 77 468 euro 6282a8fb47a7e

​Vdiq pas vaksinës kundër CoVID-19, familjarët e mësueses në Itali marrin dëmshpërbilm 77.468 euro

May 16, 2022
1 minut lexim

Italia do t’i paguajë 77.468 euro dëmshpërblim familjarëve të mësueses 32-vjeçare, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar për shkak të reagimit ndaj vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca, raporton portali 24ur, duke iu referuar mediave italiane.

Është vdekja e parë në Itali që rezulton të jetë pasojë e vaksinimit kundër Covid 19 dhe për të cilën shteti italian do të paguajë dëmshpërblim.

Francesca Tuscano, një mësuese 32-vjeçare, vdiq në Spitalin San Martino në Gjenova më 4 prill të vitit të kaluar, tri ditë pas marrjes së një doze të vaksinës AstraZeneca.

Një autopsi tregoi se vdekja e gruas ishte për shkak të efekteve anësore të vaksinës.

Brenda disa orësh pas vaksinimit, Tuscano u ankua për dhimbje koke të forta.

Të nesërmen në mëngjes, prindërit e gjetën pa ndjenja dhe ajo vdiq dy ditë më vonë.

Familja e të ndjerit tashmë kërkon një padi civile ndaj shtetit italian për shkak të masës së ulët të dëmshpërblimit.

Qeveria italiane ka ngritur një fond të posaçëm prej 150 milionë eurosh për dëmshpërblimin e personave që kanë pasur probleme shëndetësore për shkak të vaksinimit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rikthehet ne youtube super balada pritmeni familja ime nga magrib muqiqi 6282a8f5cfee7
Story i mëparshëm

Rikthehet në youtube super balada “Pritmëni familja ime” nga Magrib Muqiqi

te dhenat online te evropianeve ndahen mes kompanive te reklamimit 376 here ne dite 6282a93693039
Story i radhës

Të dhënat online të Evropianëve ndahen mes kompanive të reklamimit 376 herë në ditë

Të fundit nga

Reagon Alen Sherri

Alen Sherri regjistroi 7 paraqitje këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliarit. Ish-portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare luajti mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Napolit ku këta të
ShkoLartë