vdesin edhe dy skitare nga orteku i dyte ne austri 61fea34c75733

Vdesin edhe dy skitarë nga orteku i dytë në Austri

February 5, 2022
1 minut lexim

Dy skitarë vdiqën nga një ortek në perëndim të Austrisë, tha të shtunën policia e këtij shteti, disa orë pasi një ortek tjetër në provincën e njëjtë la pesë persona të vdekur pas reshjeve të dendura të borës, të cilat u pasuan me mot të ngrohtë.

Shërbimet emergjente i gjetën trupat e dy skitarëve austriakë, një grua 61 vjeçe dhe një burrë 60 vjeç, në orën 00:40 të shtënën, pasi familjarët e tyre e përhapën alarmin, kur nuk mundën t’i kontaktonin, tha policia austriake.

Dy të moshuarit ishin vendosur në rajonin e Tirolit të premten pasdite dhe burri i tha një personi me të cilin kishte kontaktuar me telefon në orën 15:30 se ata kanë arritur në majën “Breitegg”, me lartësi mbidetare prej 1.868 metrash, Ky ishte kontakti i tyre i fundit, shkruan Reuters.

“Pasi ata nuk mund të kontaktoheshin më, familjarët bënë një thirrje urgjente rreth orës 21:40”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në incidentin tjetër, që ndodhi në Austri të premten, një udhërrëfyes austriak i skijimit dhe katër skitarë suedezë, të gjitha burra në të dyzetat, vdiqën, kur një ortek afër qytezës Spiss, afër kufirit me Zvicrën, i mbuloi ata plotësisht me borë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perleshje fizike per nje vend parkimi ne kodren e diellit plagoset nje person 61fe9882acba6
Story i mëparshëm

Përleshje fizike për një vend parkimi në Kodrën e Diellit! Plagoset një person

ditelindja e orindes nxjerr anen me romantike te turjanit je e bukur ne cdo kend te mundshem 61fea35084038
Story i radhës

Ditëlindja e Orindës nxjerr anën më romantike të Turjanit: Je e bukur në çdo kënd të mundshëm

Të fundit nga

“Pick-up”i ri amerikan – financues Jeff Bezos

Startup-i amerikan, Slate Auto ka zbuluar “pickup” e parë. Bëhet fjalë për një “pickup” të vogël elektrik, i cili është financuar edhe nga themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos. Një nga avantazhet kryesore
ShkoLartë