Ditëlindja e Orindës nxjerr anën më romantike të Turjanit: Je e bukur në çdo kënd të mundshëm

1 minut lexim

Me një foto pa filtra dhe pa asnjë efekt, me Atarën në krahë, Turjani ka uruar Orindën në ditën e saj të lindjes.

“Edhe 100 o mami i Atarës”, ka shkruar ai krah momentit më të dashur ku Orinda shihet duke ushqyer Atarën e vogël.

Menjëherë Orinda ka komentuar duke shkruar: “Vetëm Turjani mund të shkrepë një foto të tillë me iphone 12max. Çfarë të them! Më do kështu , me gushë, me faqet si petull, me sytë sikur s’kam hequr grimin edhe pse s’kam vënë hiç grim. Çfarë të them!”.

Sakaq Turjani nuk ka hezituar ta komplimentojë sërish.

“Ti je e bukur 24/7 në çdo kënd të mundshëm! Lëri gojët e liga”, shkruajti ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdesin edhe dy skitarë nga orteku i dytë në Austri

Story i radhës

Abuzimet raciste nuk kanë fund, lojtari i Manchester United viktima e radhës

Të fundit nga