A do ta anulojë tubimin në Tetovë VLEN? Mexhiti: Do ta rishqyrtojmë, nuk lejojmë që të rrezikohet asnjë qytetar

Izet Mexhiti thotë se VLEN-i është i interesuar për fushatë pozitive në mënyrë që të inkurajojë sa më tepër qytetarët që të dalin dhe të votojnë, përcjell TV21. I pyetur nëse VLEN do ta anulojë tubimin më 6 maj në Tetovë, pasi edhe Fronti Europian ka paralajmëruar tubim në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, Mexhiti tha:

“Do e rishqyrtojmë, por për ne me rëndësi është mbi të gjitha fushata të jetë e qetë, të jetë pozitive, të jetë promovuese dhe opozita apo VLEN-i, në asnjë rast nuk do të lejojë që të rrezikohet asnjë qytetar”, deklaroi Mexhiti./tv21.tv

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim

Story i radhës

Fushata presidenciale/ Nga tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001-së, deri tek mos besimi te ata që kërkojnë anulimin e marrëveshjeve që sollën paqe

Të fundit nga