Vdes sportisti njohur 

Stephan Bonnar, ish-mundësi amerikan, luftëtar MMA dhe anëtar i Hall of Fame, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, raportojnë mediat botërore.

Ai garoi në kategorinë e peshave të rënda për pjesën më të madhe të karrierës së tij e përfundoi në UFC, me 15 fitore dhe 9 humbje.

“Stefan Bonnar është një nga luftëtarët më të rëndësishëm që ka shkelur ndonjëherë në tetëkëndësh. Lufta e tij me Forrest Griffin ndryshoi sportin dhe sigurisht nuk do të harrohet kurrë.

Fansat e kanë dashur gjithmonë, sepse ai gjithmonë u ka dhënë atyre më të mirën. U prehsh në paqe”,- tha Dana White, njeriu i parë i organizatës UFC, i cili ishte ndër të parët që i dha lamtumirën sportistit legjendar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenjat e horoskopit që mbështeten shumë tek të tjerët

Story i radhës

I dënuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, policia arreston 31-vjeçarin. Si i shpëtoi prangave 6 vite më parë

Të fundit nga