Vdes papritmas ish futbollisti nga Kosova

min lexim

Vdes papritur ish futbollisti Adnan Hyseni! Kryesia e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, me kryetarin e saj, Ruzhdi Statovci, i shprehin ngushëllime familjes së të ndjerit. 

“Me rastin e vdekjes së papritur të ish-futbollistit Adnan Hyseni, Kryesia e FFSHGJ ngushëllon familjen Hyseni dhe FC Kosova Frankfurt

“Morëm lajmin se në Frankfurt te Gjermanisë, papritmas ka ndërruar jete Adnan Hyseni, ish-futbollist i FC Kosova Frankfurt. Kryesia e FFSHGJ me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes Hyseni, sidomos vëllaut të Adnanit, Muhametit, të cilët një kohë të gjate luajtën bashkë për FC Kosova të Frankfurtit.

Ngushëllime klubit FC Kosova Frankfurt, të gjithë shokëve të Adnanit e miqve te tij të shumtë.

Adnan Hyseni ishte shembull se si mbrohen ngjyrat e klubit. Ai vite të tëra, bashke me vëllaun me të madh Muhametin luajtën për FC Kosova Frankfurt dhe asnjëherë ata nuk kërkuan kurrfarë kompenzimi për djersën e derdhur për klubin. E ndienin borxh që të luajnë për FC Kosova dhe atë gjithmonë me angazhim te madh. Gjatë ishin shtyllat kryesore të klubit.

Ngushëllime familjes, FC Kosova Frankfurt dhe të gjithë atyre që njohën Adnanin.

Prehu në paqe Adnan Hyseni”, ngushëllon kryesia e FFSHGJ-së në krye me Ruzhdi Statovcin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mavrovë-Rostushë: Arrihet konsensusi për zgjedhjen e kryetarit komunës

Story i radhës

SHBA do të blejë 160.000 tonë drithë ukrainas për të uriturit në botë

Të fundit nga