Vdes një i burgosur në spitalin e Shkodrës

December 14, 2024
1 minut lexim

Një i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Sipas Euronews.al, bëhet fjalë për 42-vjeçarin Gjevalin Ndue Lika.

42-vjeçai, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë.

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksidenti me autoblindë në veri ku u lënduan tetë policë, ja si ndodhi e si është gjendja e tyre

Story i radhës

Dy ndeshje të forta zhvillohen sot në Albi Mall Superligën e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë