Vdes medalisti olimpik në boks

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish boksieri i famshëm Giuseppe Bepi Ros. 

Ai ishte fitues i medaljes së bronztë olimpike në Tokio në vitin 1964 dhe kampion ushtarak botëror.

Gjashtë ditë më parë, vëllai i tij Ernesto, ish-kampion italian në peshën super të lehtë, u nda nga jeta nga Covid -19. Virusi ishte fatal edhe për Giuseppe “Bepi” Ros.

Bepi, fitoi medaljen e bronztë olimpike në boksin e peshave të rënda në Tokio në vitin 1964.

Ai ishte kampion ushtarak botëror në vitin 1963 dhe në vitin 1964 fitoi titullin e parë të kampionit në Itali.

Kur mori pjesë në Lojërat Olimpike, ai ishte ende amator dhe pas një viti u bë boksier profesionist.

Ai u konfirmua kampion i Italisë në kategorinë e peshave të rënda në vitet 1970, 1971 dhe 1972.  Ai fitoi 42 meçe nga 60, nga të cilat 24 me nokaut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arjola Demiri kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të “BBV Fun Club”

Story i radhës

Nxjerrin “ar” nga plehrat, punonjësit e Incineratorit Elbasan thonë se nuk po paguhen: Vuajmë për bukë

Të fundit nga