vdekjet e punetoreve kek do te formoje nje task force per sigurine industriale dhe shendetin ne pune 6a89a8d9635e9

Vdekjet e punëtorëve, KEK do të formojë një Task Force për sigurinë industriale dhe shëndetin në punë

August 22, 2026
min lexim

Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa dhe masa konkrete për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë.

Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut shprehën pikëllimin e thellë për humbjen e jetëve të punëtorëve dhe u përcollën ngushëllimet më të sinqerta familjeve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tyre.

“Në takimin e jashtëzakonshëm të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK Sh.A., i cili sapo ka përfunduar, Bordi është informuar nga Menaxhmenti për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes. Në vendngjarje janë duke u zhvilluar hetimet përkatëse nga organet kompetente dhe ekspertët e forenzikës, ndërsa të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti do të ndriçohen plotësisht përmes procesit hetimor.

Në kuadër të masave konkrete, Bordi ka kërkuar që të adresohen me përgjegjësi rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e secilit nivel të përfshirë në proceset e sigurisë në punë. Në këtë drejtim, KEK Sh.A. do të formojë një Task Force për Sigurinë Industriale dhe Shëndeti në Punë, në përbërjen e së cilës do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës. Task Forca do të ketë për detyrë të bëjë një rishikim të plotë të protokolleve, procedurave, standardeve dhe mekanizmave ekzistues që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim identifikimin e çdo mangësie dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin e tyre”, në njoftimin e KEK-ut.

Po ashtu thuhet se vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht është në fazën e implementimit.

“Rezultatet e këtij procesi do të shërbejnë gjithashtu si një nga bazat për ndërmarrjen e masave të mëtejshme për eliminimin dhe reduktimin e rreziqeve në vendet e punës.

Bordi dhe Menaxhmenti mbeten të përkushtuar që siguria dhe shëndeti i punëtorëve të jenë prioritet absolut i Korporatës. Asnjë objektiv operacional apo i prodhimit nuk mund të jetë mbi sigurinë dhe jetën e punëtorëve.

Në ditët në vijim, do t’ju njoftojmë për hapat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapen arme dhe municion arrestime ne tetove dhe gostivar 6a89924dd4e6e
Lajmi i mëparshëm

Kapen armë dhe municion, arrestime në Tetovë dhe Gostivar

nomad lawyer shqiperia destinacioni kulturor me rritjen me te shpejte ne ballkan 6a89a94f7752c
Lajmi i radhës

“Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

Të fundit nga

ShkoLartë