nomad lawyer shqiperia destinacioni kulturor me rritjen me te shpejte ne ballkan 6a89a94f7752c

“Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

August 22, 2026
min lexim

Shqipëria është kthyer në një nga historitë më të spikatura të turizmit kulturor në Ballkan në vitin 2026, shkruan Naina Thakur për agjencinë e udhëtimeve ”Nomad Lawyer”.

”Dikur pothuajse e padukshme në itineraret ndërkombëtare të udhëtimeve, vendi është shndërruar në një prej destinacioneve evropiane të trashëgimisë që po tërheq më shumë vëmendje, i nxitur nga udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe përvoja larg turizmit masiv.

Pozicioni i Shqipërisë mbështetet në tre shtylla kryesore.

Së pari, Berati – i njohur gjerësisht si “qyteti i një mbi një dritareve” – dhe Gjirokastra, me banesat e tyre prej guri, kështjellat e periudhës osmane dhe pazaret e ruajtura, ofrojnë një panoramë të qytetërimeve dhe traditave që i paraprijnë me shekuj infrastrukturës turistike të Evropës Perëndimore.

Të dy qytetet janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Së dyti, Butrinti – një sit arkeologjik pranë kufirit me Greqinë – mbart gjurmët e kolonive greke, administrimit romak, murgjve bizantinë dhe tregtarëve venecianë.

Në një hapësirë të vetme, vizitorët mund të ndjekin gjurmët e qytetërimeve të ndryshme që kanë lënë shenjën e tyre në historinë e Mesdheut.

Sipas dokumentacionit të UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, Butrinti përfaqëson një dëshmi të jashtëzakonshme të valëve të njëpasnjëshme të qytetërimeve mesdhetare.

Së treti, fshatrat tradicionalë të Shqipërisë, traditat e muzikës popullore, kuzhina rajonale dhe ajo malore, si dhe trashëgimia e Luftës së Ftohtë – përfshirë mijëra bunkerë prej betoni të shpërndarë në të gjithë vendin – ofrojnë një përvojë turistike të ndryshme nga ajo e destinacioneve të tjera të krahasueshme evropiane.

Tirana po ripozicionohet gjithashtu si një portë kulturore drejt vendit, me muzetë, qendrat kreative dhe lagjet historike të rivitalizuara, duke u ofruar vizitorëve një pikënisje urbane përpara udhëtimeve drejt pjesëve të tjera të Shqipërisë.

Fushat kryesore të rritjes së turizmit kulturor në Shqipëri:

Eksplorimi i trashëgimisë së UNESCO-s në Berat dhe Gjirokastër
Turet e arkitekturës osmane dhe pazareve historike
Eksperiencat rurale dhe në komunitetet tradicionale
Itineraret e ushqimit tradicional dhe kuzhinës malore
Turizmi i trashëgimisë së Luftës së Ftohtë dhe bunkerëve
Itineraret e kombinuara të kulturës dhe aventurës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekjet e punetoreve kek do te formoje nje task force per sigurine industriale dhe shendetin ne pune 6a89a8d9635e9
Lajmi i mëparshëm

Vdekjet e punëtorëve, KEK do të formojë një Task Force për sigurinë industriale dhe shëndetin në punë

ceuta kerkon vaksina per migrantet pas rasteve me tuberkuloz dhe semundje infektive 6a89a9b0ce59e
Lajmi i radhës

Ceuta kërkon vaksina për migrantët pas rasteve me tuberkuloz dhe sëmundje infektive

Të fundit nga

ShkoLartë