vdekje tragjike per te pastrehin ne greqi 40 vjecari behet copash ne koshin e perpunimit te plehrave 62825d57b015b

Vdekje tragjike për të pastrehin në Greqi, 40-vjeçari bëhet copash në koshin e përpunimit të plehrave

May 16, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i pastrehë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Trupi i të pastrehut u gjet i shtypur në koshin robot të përpunimit të mbeturinave në veri-lindje të Greqisë, në Aleksandhroupolis.

Mediet greke raportojnë se trupi i viktimës ishte bërë copash nga makineria në koshin robot.Dyshohet se viktima është rreth 40 vjeç.

Trupi i viktimës u nxor nga koshi nga ekipet zjarrfikëse të zonës.

Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve i pastrehu kishte hyrë plotësisht në kosh, ndërsa fillimisht u gjet nga një qytetar, i cili në momentin që u afruan te koshi robot pa një këmbë të varej nga atje.

Kryetari i bashkisë së Aleksandhroupolis thotë se viktima nuk është identifikuar ende.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

apel per presidentin turk recep tayyip erdogan 62825d526179c
Story i mëparshëm

Apel për presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan

nese ndiheni vertet te rraskapitur mund te deshironi te provoni optimizmin tragjik 62825d5cc1662
Story i radhës

Nëse ndiheni vërtet të rraskapitur, mund të dëshironi të provoni “optimizmin tragjik”

Të fundit nga

Merr vendimin

Pepe Reina ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Portieri i Comos, kampion bote me Spanjën në 2010 dhe dy herë kampion Europe në 2008 dhe 2012, njoftoi tërheqjen
ShkoLartë