Vdekja misterioze e njeriut që mashtroi Conten

min lexim

Ka shumë dyshime rreth vdekjes së Massimo Bochichio, një “ndërmjetës VIP” i cili akuzohet se kishte përvetësuar rreth 300 milionë euro nga figura të ndryshme në futboll, përfshirë Antonio Conte dhe Marcello Lippi 

Corriere della Sera raporton që 56 vjeçari ndërroi dje jetë në zonën e Parioli të Romës pas një aksidenti serioz me motoçikletë, por tani kanë filluar të lindin dyshime për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti. 

Raporti i parë sugjeroi që shoferi papritur e kishte humbur kontrollin duke u përplasur me murin në një shpejtësi të madh ku nga përplasja kishte pasur eksplodim. Shqetësimi i hetuesve, megjithatë, rrjedh nga fakti që duke se motoçikleta është përplasur në muri dhe pastaj ka eksploduar.

Një tjetër kuriozitet është lokacioni i tij; Bochicchio ende ishte në arrest shtëpie dhe ai lejohej të shkonte me leje vetëm në gjykatë dhe për kontrolle mjekësore. Dje ishte e diel dhe 56 vjeçari ishte shumë larg shtëpisë së tij. Interesante, ai do të merrte pjesë sot në një seancë gjyqësore. 

Sot u tha se për momentin nuk mund të konfirmohet nëse Bochicchio vdiq shkaku i aksidentit. Gjyqtarët në Romë theksuan që “formalisht, nuk ka siguri që trupi është i tij. Është një situatë shumë e sikletshme. Ne kemi dëgjuar nga burime që i pandehuri ka qenë viktimë e një aksidenti, kjo është e vërtetë, por ajo ende nuk është dokumentuar legalisht, nuk ka certifikatë të vdekjes”. 

Gjykatësit janë duke menduar që të kërkojnë test të ADN-së për kufomën e djegur në vendin e aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Do të kemi verë të protestave dhe bllokadë aktive

Story i radhës

20 vjeçarja rrëfen historinë erotike me shokun e babait: Mezi prisja të ngjitesha lart, seksi ishte shumë pasionant

Të fundit nga