Numri i të shtruarve për shkak të temperaturave ekstreme është rritur që nga mëngjesi i sotëm, kur 13 persona u transferuan në spital, sipas mediave vendase, ndërsa të paktën dy vdiqën si pasojë e goditjes nga të nxehtit.
Japonia është ende nën valën e të nxehtit sot, për të katërtën ditë radhazi, pasi kryeqyteti Tokio theu rekordet pothuajse 150-vjeçare të temperaturës për muajin qershor dhe autoritetet i bëjnë thirrje popullatës që të përdorë më pak energji elektrike, duke paralajmëruar se furnizimi me energji elektrike do të jetë i vështirë.
Për tre ditë, temperaturat në Tokion qendrore ishin mbi 35 gradë Celsius, seria më e ngrohtë që kur meteorologët filluan regjistrimin e temperaturave në 1875, ndërsa në qytetin Isesaki, në veriperëndim të kryeqytetit, u regjistruan një rekord prej 40.2 gradë gjatë fundjavës.