​Vazhdon të nxehtit edhe përgjatë fundjavës

July 1, 2022
1 minut lexim

Vala e nxehtësisë që ka përfshi vendin ditëve të shkuara do të vijojë edhe përgjatë ditëve të para të korrikut. Në përgjithësi do të ketë më shumë intervale me diell, sidomos orëve të paradites, ndërsa pasdite gjithnjë mbeten kushte për rrebeshe e bubullima, që vende-vende edhe mund të zhvillohen në stuhi me breshër e erë.

Kështu ka njoftuar Prishtina Weather, sipas së cilës, nga pjesa e dytë e javës, masa më të freskëta ajrore depërtojnë mbi rajon, që edhe zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira edhe përgjatë fundjavës. Ndërsa, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës. 2.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell.

Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër. 3.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. 4.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima. 5.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe e bubullima. 6.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klosi: Në tre bashki do të përsëriten zgjedhjet, kandidatët nuk përmbushnin kriteret

Story i radhës

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë